FRPD, Xhaferri: Edi Rama duhet të ndalojnë urgjentisht terrorin ndaj të rinjve shqiptarë! 

 

Daniel Katana është një anëtar forumi dhe aktivist civil i patrembur, i cili del në krye të çdo proteste që ndodh në këtë regjim!

 

Ai është një nga ne dhe Edi Rama t’a dij mirë që rininë nuk e trembin këto sulme, madje e inkurajojnë akoma më tepër që të rezistojnë!

 

Danieli sot guxoi të artikulonte një të vërtetë, 4 viktimat e 21 Janarit u bënë vetë kurban nga Edi Rama dhe kjo e vërtetë e tmerron këtë të fundit.

 

Edi Rama kërkon asgjësimin e rinisë, por do jenë të rinjtë ata që do t’i japin fund regjimit.

Share it :