Një 51-vjeçar në Napoli, ka ndërruar jetë gjatë tentativës për t’i shpëtuar vrasësve që i hynë në shtëpi për ta ekzekutuar.
Raffaele Cinque u rrëzua nga ballkoni i banesë së tij në lagjen Secondigliano, teksa tentoi tu ikë atentatorëve që hynë brenda për ta vrarë.
Për autoritetet ende nuk e kanë sqaruar nëse vdekja është shkaktuar nga disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të tij, por mediat italiane raportojnë se ai ka rënë nga ballkoni.
Viktima, i dënuar më parë për disa krime, është sulmuar brenda shtëpisë nga një ose më shumë vrasës të armatosur të cilët qëlluan në drejtim të tij teksa ai tentonte arratisjen.Trupi i Raffaele Cinque u gjet në rrugë në Via dello Sciroço në Secondigliano, teksa 51-vjeçari është hedhur nga kati i dytë i pallatit, për t’i shpëtuar plumbave. Policia ndërkohë ka hapur një hetim për vrasje.