SPAK ka thirrur sot Agron Nezën, njeriun kyç në aferën McGonigal për Shqipërinë.
Ky është personi që në pretencën e prokurorëve të SHBA-së, të cilën CNA e ka publikuar, është njeriu i cili ka paguar paratë për MvGonigal, është njeriu që ish-zyrtari i lartë i FBI-së e ka treguar se është një individ me influenca të forta në pushtetin e Rilindjes, duke përdorur Dorian Duçkën, një tjetër eksponent, ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.
Të dy bashkë e kanë dërguar ish-zyrtarin e FBI-së në disa dhjetëra takime me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, deri te kryeministri Edi Rama, me biznesmenë dhe më pas e kanë paguar deri te përfitimet apo influencat që shkonin në biznese me fushat naftëmbajtëse në Shqipëri.
Skema e Agron Nezës, Duçës dhe McGonigalit është thelluar më tej edhe me të tjera dyshime nga SPAK.
CNA raportoi disa ditë më parë se ka dyshime të arsyeshme se disa leje ndërtimi apo kulla mund të jenë dhënë për personat e lidhur me fushat naftëmbajtëse apo biznesmenët e dyshimtë të hetuar nga SPAK, në lidhje me këtë dosje, pra me McGonigal. Hetimi drejtohet nga kreu i SPAK Altin Dumani.
Mesa duket SPAK po ecën më tej dhe Agron Neza është një alarm i madh për zyrtarët e përfshirë në aferën McGonigal, ku Dorian Duçka duket të jetë një nga personat kryesorë me Agron Nezën që ka paguar paratë, kjo jo sipas mediave shqiptare, jo sipas denoncimeve të CNA-së, por sipas pretencës tashmë të dhënë nga prokurorët e SHBA-së.
Në javët e ardhshme pritet edhe vendimi i gjykatës në SHBA. Gjithashtu, paralel po ecën edhe hetimi në Shqipëri, ku në fakt SPAK ka një dosje gati, pasi prokurorët në SHBA dhe FBI vetë kanë kryer hetimet.
Dosja është gati, mjafton të tërhiqet, të përkthehet dhe pas vendimit ndaj McGonigal në SHBA në Shqipëri të çohen para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë, ku për herë të parë në historinë e demokracisë së Shqipërisë dëgjojmë se si është korruptuar një nga zyrtarët e lartë të FBI-së nga instrumentat e pushtetit, të qeverisë dhe politikës për çështje biznesi, afera në fushat naftëmbajtëse apo deri te sulmet politike ndaj kundërshtarëve të opozitës./ CNA