Agron Neza në SPAK për “McGonigal”, gazetarja zbulon detaje nga dëshmia: Foli për kontaktet e ish-agjentit në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar paraqitjen e Agron Nezës ditën e sotme në SPAK lidhur me çështjen “McGonigal”.

Lala u shpreh se Neza u paraqit sot në SPAK për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal.

Sipas saj kjo çështje po trajtohet ende me kujdes në SPAK dhe vetë prokurorët janë të paqartë për disa aspekte të rastit për të cilin ende nuk është marrë një vendim as në SHBA.

Ajo zbuloi se Neza është pyetur se cilat ishin kontaktet e tij me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI, ku i gjeti paratë që i dha, si edhe kontaktet që vendosi ish-zyrtari gjatë kohës në Shqipëri.

Share it :