Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi, ka ankimuar vendimin e SPAK për moslejimin e pjesëmarrjes së kryedeokratit Sali Berisha në seancat plenare.
Ky i fundit depozitoi një kërkesë për të marrë leje për t’u paraqitur në seancat plenare.
Kryedemokrati ndodhet në masën e sigurisë “arrrest në shtëpi”. Berisha kërkoi që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, si e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.