Megaoperacioni antid*ogë/ 273 të arrestuar, goditen anëtarët e 7 grupeve kriminale

0
197

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë detaje nga megaoperacioni i zhvilluar dje në të gjithë vendin, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Rrumbullaku tha për mediat se janë iniciuar 66 hetime, janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacionit, janë arrestuar 273 persona.

“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal”, deklaroi Rrumbullaku.

Operacioni është në vazhdën e “Tempullit”. Rreth 100 nga të arrestuarit janë në Tiranë. Janë goditur anëtarët e 7 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Në Tiranë u sekuestruan 5 kg kokainë dhe 14 kg kanabis, 5 pistoleta dhe një kallashnikov.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here