Rama nuk i ndahet dëshirës së kahershme së ‘liderit global’, organizon samit për Ukrainën që të sjellë Zelenskin në Tiranë

0
127

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ardhjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë, në Samitin që do të organizohet për Ukrainën.

Komentet Rama i bëri në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi, ku u zhvillua një takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE dhe SHBA.

Rama tha se Samiti në fjalë është në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Zelenskyn sfidat e sigurisë.

“Do pregatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here