Deputeti demokrat Edmond Spaho ka përsëritur edhe njëherë qartë se mes PD-së dhe Lulzim Bashës nuk mund të ketë një bashkëpunim.
I ftuar në Syri TV, Spaho tha se Basha i ka shkaktuar PD-së humbje dhe dëme katastrofike, duke filluar nga djegia e mandateve e deri tek bojkoti i zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Deputeti nënvizoi se bashkëpunimi që ka pasur me Ramën për të dëmtuar opozitën, e heq Bashën nga tryeza e bisedimeve.
Spaho: Partia Demokratike e ka shprehur qartë se me Bashën nuk ka bashkëpunim, për arsyet që dihen, te gjithë këtë histori më shumë se dy vjeçare dhe për dëmet jashtëzakonisht të mëdha që i ka shkaktuar Partisë Demokratike. Gjithë këtë përçarje, humbjen e 10 vjetëve politik, veprime të njëanshme katastrofike për jetën politike të Partisë Demokratike. Si, mosmarrja pjesë në Reformën Territoriale. Lënia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore. Por më shumë se kaq, dëmi që, e theksoi edhe një herë, i ka barë PD gjatë këtyre dy viteve në bashkëpunimin disavjeçar me Edi Ramën e heq tërësisht nga tryeza e bashkëpunimit lidhjen edhe një herë tjetër me Lulzim Bravën.