Nga Petrit Vasili
Mbi 60 milion euro dem i eshte shkaktuar Albkontrollit per shkak te gjyqit te humbur ne Arbitrazh ndaj Francesko Becchettit.
Fajtor per humbjen ne Arbitrazh e 150 milion euro ndaj Becchettit dihet boterisht qe eshte Edi Rama.
Humbja e ketyre miliona euro do te thote:
▪️15 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi,
▪️Do të thoshte që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 150 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit.
▪️Do të thoshte që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro te humbura per faj te kryeministrit e qeverise.
▪️Do të thoshte që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptare qe duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetra e dhjetra shkolla, pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore.
▪️Do të thoshtr që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore si qendra “Nënë Tereza”. Dhe shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe për nne sherbim sa me cilesor per shëndetin e qytetareve te thjeshte.
PERFUNDIM:
Kam informuar me shkrim dhe zyrtarisht kryeministrin,që në prillin e vitit 2017 që një katastrofë që shkonte deri në 2 miliard euro po r kërcënonte Shqipërisë nga prishjet e njëanshme te kontratave për interes të kryeministrit dhe të oligarkëve perqark tij.
SPAK-u po hesht perpara ketij krimi shteteror te Edi Rames megjithese eshte ne njohje te plote te fakteve dhe veprimeve e mosveprimeve te paligjshme te Edi Rames.
SPAK-u duhej me kohe te merrte ne pergjegjesi penale Edi Ramen sepse pergjegjesite e tij individuale jane provuar dhe kane qene pikerisht veprimet, mosveprimet, qendrimet publike dhe ato shteterore antiligjore te tij, te cilat kane qene faktore percaktuese ne humbjen e gjyqit me Becchetin ne Arbitrazh se bashku edhe me Erion Veliajn.
P.S. Ja dhe letra qe informon Ramen qe ne prill 2017 per Arbitrazhet, ku ai qellimisht nuk beri asnje veprim.