“Tenderi i qenve pa u hetuar”, Maliqi: Hajdari i Kuçovës si Gjici i Kukësit!

0
185

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës në lokalet e 14 Majit, Lefter Maliqi, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje shqetësimin për qentë e rrugës që janë kthyer në rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Maliqi ka publikuar një video të një grumbulli të qeneve të rrugës, teksa shprehet se bashkia e udhëhequr nga Kreshnik Hajdari është treguar indiferente për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Maliqi ironizon qasjen e Hajdarit për këtë problematikë me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, teksa shprehet:

Skandal!
▪️Kuçova e Hajdarit, pengut të ish fatorinos Salillari në errësirë dhe plot me qenë, plehra dhe gomerë. Kudo ndihen vetëm kuisjet e qenëve. ▪️Hajdari me keq se Gjici i Kukësit! Tenderi i qenëve pa u hetuar; ndërkohë që ai është i akuzuar për disa vepra penale në “SPAK”.

Beteja ligjore vazhdon, deri në kthimin e Bashkisë së grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here