I moshuari 70 vjeç i cili u dëmtua nga rënia e skelës së pallatit në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është konfirmuar nga spitali.
Vajza e tij, 45 vjeç, është në gjendje shëndetësore stabël.
Të dy u dëmtuan pasi teksa kalonin trotuarin, një pjesë e skelës së pallatit në ndërtim në zonën e “Ish-parkut të Autobusëve” u shkëput.
“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, thuhet në njoftimin e spitalit.