Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas ndalimit të anëtarit të forumit, Daniel Katana nga policia e shtetit.
Xhaferri ka theksuar se Danieli sot guxoi të artikulonte një të vërtetë, 4 viktimat e 21 Janarit u bënë vetë kurban nga Edi Rama dhe kjo e vërtetë e tmerron këtë të fundit.
Postimi:
Edi Rama duhet të ndalojnë urgjentisht terrorin ndaj të rinjve shqiptarë!
Daniel Katana është një anëtar forumi dhe aktivist civil i patrembur, i cili del në krye të çdo proteste që ndodh në këtë regjim!
Ai është një nga ne dhe Edi Rama t’a dij mirë që rininë nuk e trembin këto sulme, madje e inkurajojnë akoma më tepër që të rezistojnë!
Danieli sot guxoi të artikulonte një të vërtetë, 4 viktimat e 21 Janarit u bënë vetë kurban nga Edi Rama dhe kjo e vërtetë e tmerron këtë të fundit.
Edi Rama kërkon asgjësimin e rinisë, por do jenë të rinjtë ata që do t’i japin fund regjimit tij!