Kreu i opozitës Sali Berisha pas përfundimtit të seancës në SPAK si person nën hetim për çështjen “Partizani” ka zbardhur deklaratat që ka mbajtur para prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve, për të cilët tha se “gjeta një atmosferë mortore” dhe ata nuk dinin çfarë të thonin. Më tej Berisha tha se prokurorët e SPAK kanë bashkëpunuar me McGonigal.
“I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.”- tha Berisha.
Ish-kryeministri tha me tej se: Nuk u mor vesh kush beri me shume pyetje, une ndaj tyre apo ata ndaj meje.