Manjani: Pyes se si mund ta ketë korruptuar Malltezi vjehrrin, se nuk ma rrok logjika

Juristi dhe ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, është drejtuar me një ironi për procesin ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Në një postim në Facebook, Manjani pyet se si mund ta ketë korruptuar Malltezi vjehrrin e tij, Berishën, pasi në asnjë fjalor jurisprudence nuk e gjen një logjikë të tillë si e SPAK-ut.

Manjani thekson se si mund të jenë dy të korruptuar aktivë kur njëri prej tyre është familjar me të korruptuarin pasiv (Berisha). Manjani thotë se përpos masave të sigurisë pa fakte e prova, kjo logjikë e SPAK nuk qëndron.

Postimi:

Kot për muhabet ligjor dhe, gjithnjë për të mbajtur logjikën në punë:

1. A mund të ketë korrupsion ndërmjet anëtarëve të familjes?! Nëse po si bëhet? Familjari (aktiv) i çon para familjarit (pasiv) për të bërë një punë?!  Po pastaj ku i çojnë paratë këta në familje të tjera apo brenda familjes?!!

Thjesht kuriozitet e kam. Dua të kuptoj se si mund ta ketë korrultuar Jamarbër Malltezi vjerrin e vet…  Në asnjë fjalor jurisprudence nuk e gjej këtë këtë llogjikë, ndaj pyes.

2. Si mund të jenë dy të korruptuar aktivë kur njëri prej tyre është familjar me të korruptuarin pasiv?!

Shumë kurioz jam të di se si lidhet logjika…

3. Veprimet tregtare ndërmjet ortakëve në bisnes a quhen korrupsion?! Nëse po, të gjithë ata që janë të rregjistruar në QKB janë të korruptuar?!

Mos është më e ndershme që tu shkruhet me ligj të gjithë ortakëve të rregjistruar në QKB që të paraqiten vetë me dëshirë në SPAK të paktën një herë në vit.

4. Nuk po pyes më për masat e sigurisë nga më ekstremet për persona pa akuzë, dmth pa prova, kur Kushtetuta ulëret për të kundërtën.

5. Nuk po pyes më as për arrestin pa akuzë dhe prova të deputetit. Por thjesht po oërpuqem të kuptoj cila është përgjegjësia e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit të cilët morën pronën e tyre dhe e zhvilluan, pa ja ditur për nder Sali Berishës. Ky i fundit vetëm i sorollati në kohë.

Meqë ra fjala edhe një pyetje të fundit:

A quhet sorollatja 15 vjeçare për marrjen e provës private favor korruptiv?! Nëse po si dreqin ka ndodhur se nuk ma rrok llogjika.

Share it :