Morën 2.7 mln lekë ryshfet, arrestohen dy punonjësit e OSHEE-së

0
298

Dy punonjësit e OSHEE-së të cilët u filmuan duke marrë ryshfet, janë arrestuar nga policia e Tiranës. Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Në lidhje me rastin e transmetuar  mbrëmë, në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, që bënte fjalë për 2 punonjës të OSHEE-së, të cilët i kanë marrë shuma të ndryshme parash, një shtetasi, me qëllim rimbursimin e energjisë elektrike dhe ndryshimin e tarifimit për subjektin e tij (furrë buke), ju bëjmë me dije se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që shfaqen në video. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë arrestuan shtetasit: A. P., 54 vjeç dhe R. K., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”,thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 500 000 lekë dhe 3 celularë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme, shtojnë të njëjtat burime.

Më herët, OSHEE bjoftoi nisjen e një procedimi ndaj dy punonjësve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here