PD e vulës për zgjedhjet 2025: Me Bashën në krye e kemi të sigurtë fitoren

Roland Bejko ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se PD e vulës, me në krye Lulzim Basha, kanë shanse të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pasi sipas tij, 70% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës.

Pjesë nga biseda: 

Roland Bejko: Aleatë kemi të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partitë që kanë të njëjtën frymë si ne.

Ylli Rakipi: Janë afruar parti?

Roland Bejko: Jemi në proces negocimi.

Ylli Rakipi: Si mund t’i fitoni zgjedhjet e vitit 2025?

Roland Bejko: Shanse për zgjedhjet ka. Janë 70% e shqiptarëve, që nuk e duan këtë pushtet. Nëse do ti bindim, fitojmë.
Nëse PD nuk merr një rezultat dyshifror, për mua është dështim.

Share it :