SPAK si ‘Sigurimi i Shtetit

Nga Mimoza Hajdarmataj/

Institucioni që duhet të rrezatonte drejtësi, kushtetutshmëri dhe paanshmëri, sot është shndërruar në mashën e pushtetit për ta lënë Shqipërinë pa Opozitë.SPAK-u, i ngritur me miratimin e të gjitha krahëve politikë dhe ndjellës besimi për shqiptarët, sot po bën atë që kërkon Edi Rama, burgosjen dhe izolimin e kryetarit të opozitës pa asnjë fakt dhe asnjë akuzë

Sot, kur është i izoluar prej disa javësh, merret Sali Berisha për herë të parë në pyetje, për të treguar se sa qesharakë janë bërë.

Firmën për ta shndërruar “Kompleksin Partizani” në një kantier ndërtimi e ka hedhur kryeministri aktual dhe ish kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. Por a ka “këllqe” SPAK ta thërrasë apo ta marrë në pyetje?

Kjo nuk është luftë për drejtësi, kjo është luftë ndaj PD-së dhe ndaj Opozitës. Por sado që të përpiqen nuk kanë për t’ja dalë kurrë.

Demokratët dhe shqiptarët kanë ditur dhe dinë të reagojnë atëherë kur duhet.

Share it :