Temperatura deri në -7°C, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Ditën e Martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Mjegullinë pritet në orët e mëngjesit në zonat luginore, ndërsa ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Era pritet të fryjë në orët e mëngjesit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/sek. Nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditës fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

• në zona malore -7 deri 6°C
• në zona e ulëta -1 deri 16 °C
• në zona bregdetare 3 deri 17°C

Share it :