Një 37 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri që e mbante me leje. 37 vjeçari është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.