Xhixho: Parlamenti Europian vulos se komisionet hetimore janë mekanizmi bazë i kontrollit parlamentar

0
96

Parlamenti Europian vulos se komisionet hetimore janë mekanizmi bazë i kontrollit parlamentar.

Rezoluta e Parlamentit Europian ngeli në klasë ligjin antikushtetues, me të cilin kjo maxhorancë përpiqet t’i shmanget llogaridhënies e transparencës me qytetarët, sepse vjedhjet, abuzimi dhe korrupsioni janë praktika e zakonshme e saj.

Kjo rezolutë vjen si shuplakë për maxhorancën në pushtet dhe presidentin e saj kukull, që dekretoi ligjin me të cilin opozitës i hiqet e drejta e kontrollit parlamentar.

Në projekt-rezolutën e miratuar për Shqipërinë, PE e vë theksin te:

– Miratimi pa konsensus i ligjit për komisionet hetimore parlamentare

-Forcimi i llogaridhënies dhe qeverisjes demokratike në Shqipëria përmes përdorimit të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore

– Mungesa e progresit në miratimin e ndonjë teksti dhe në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

– Domosdoshmëria e përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

-Shmangia e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë dhe eleminimi i korporatizmit.

Nevoja për procedura dhe vendime gjyqësore që mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.

– Nevoja për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.

-Shqetësimi për korrupsionin e përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit.
Detyrimi i institucioneve shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit, me rezultate konkrete veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.
Përfshirja e opozitës në procesin e integrimit evropian.
– Krijimi i një mjedisi të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

-Rëndësia e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here