Nga Basir Çollaku/
Edi Rama i rikthehet betejës kundër reformës, ashtu siç ishte kundër në fillim, deri sa rrodhi raporti 200 milionë eurove për të dhe vëlla Olsin. Ai ka pregatitur një draft për të zhbërë SPAK-un dhe të tjera ndërtime në drejtësi. Hall mbi hall ka zënë kryeministrin sundues dhe asgjësues institucionesh, ky keqbërës publik, ligjshkelës e plaçkitës.Në fundvitin 2023 përfaqësues të SHBA, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, kanë ulur Ramën me këmbë në tokë, ndonëse nuk kanë garanci në marrëzinë e re të tij.
Kryeministri me një dosje shqiptaro-amerikane ku gjendet vetë në hetim si korruptues i FBI, me zv kryeministrin Ahmetaj në arrati akuzuar për korrupsion, me gjysmën e ministrave në hetim, Beqja, Gjiknuri, Balluku, Xhaçka, Balla, me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj në hetim ka kërkuar aleatë në zbutjen e Prokurorisë e mësymjes së tyre për ndjekjen penale. Mbase Ramës i pëlqen amnistia, por SPAK nuk mund tia shuajë këtë oreks, përballë dosjeve një pjesë e madhe e të cilave vijnë nga partnerët. Megjithë ngadaltësinë e deritanishme në shumë hetime.
Nuk më firmosin zyrtarët e qeveritarët tendera e narrëveshje se kanë frikë është ankuar kreu i ekzekutivit diplomatëve. Dhe kjo po prish refornat medemek. Ndaj Prokuroria të kapë disi frenat e dorës. Ambasadorët të vënë në dijeni për planin anti-SPAK të Ramës ia bëjnë të ditur faktin. Ne e dimë i thonë ata se ke një draft gati të hartuar nga Fatmir Xhafa draft me të cilin kërkon të zhbësh atë që është bërë nga viti 2016 e këtej. Të pesë diplomatët kanë shprehur njëlloj kundërshtinë e tyre të prerë dhe e kanë lajmëruar për pasojat e kësaj përpjekjeje. Mazhoranca nëpërmjet Shalsit, Çuçit, e zërave të tjerë ka hedhur lajmin se na duhet një komision ad hoc për të kontrolluar institucionet e pavarura. Diplomatët e shohin këtë rrugë të Ramës si rrokullisje të tij me pasoja. Nëse lajthitja vazhdon, ky është fillimi i një fundi të shpejtë…