Tashmë nuk ka dyshime se marrëdhëniet e Lulzim Bashës me drejtues dhe eksponentë të të majtës janë të ngushta.
Por ajo që bie në sy është se një drejtor i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, rezulton ithtar i çmendur i Lulzim Bashës.
Bëhet fjalë për Gjelosh Prognin, i arrestuar më 15 nëntor të vitit 2015 për shkak se merrte 5 milionë lekë për një vend pune.
Këtë praktikë, Progni e kishte nisur në kohën kur Basha ishte kryebashkiak dhe e kishte vijuar edhe në kohën e Veliajt.
Por pas arrestimit, drejtori i Veliajt është kthyer në një fans të çmendur të Bashës, duke marrë pjesë në çdo aktivitet të tij dhe duke shpërndarënë mediat sociale çdo mesazh dhe trillim të tij.
Ky është një tjetër rast epik, që tregon se një drejtor i Veliajt dëshiron që Lulzim Basha të bëhet kryeministër.