Nurie Vejzi është arrestuar pasi ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur, dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident në rrugën e Rinasit.
Për pasojë janë dëmtuar shoferi dhe 5 pasagjerët në makinën tjetër dhe janë dërguar menjëherë në spital. Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë të mitur.
“N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.