Rrëmbimi i biznesmenit nga Kosova, arrestohen dy vajza nga Shqipëria: Kishte 80 mijë franga me vete!

0
150

Biznesmeni nga Gjilani i Kosovës,Musah Hamiti është i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar këtij viti.

Hetimi për zhdukjen e tij ka nisur pasi që ai u raportua se me vete kishte edhe 80 mijë franga.

Në prangat e policisë kanë rënë dy gra shtetase të Shqipërisë, S. Dulellari dhe M. Markoviç janë dërguar në paraburgim.

Gazeta insjaderi ka publikuar procesverbalin e marrjes në pyetje të Marinela Markoviçit. Ajo cila deklaron se ka kohë që e njeh të zhdukurin Musah Hamitin.

“Në banesën ku tani jam duke jetuar si fqinje e Musa Hamitit jam qe një muaj. Me Musahin njihemi që para vitit 2013 dhe atë kur kam qenë në Zvicër tek një lokal afarit Bar Gjimi nga Maqedonia. Kemi vazhduar shoqërinë me Musain por me të edhe kam udhëtuar, kam ardhur në Kosovë kështu që më të njëjtin nuk i kam humbur kontaktet”.

Markoviç ka thënë se me Musain është takuar ndonjëherë kur ai ka ardhur nga Zvicra në njërën nga kafenetë e qytetit të Gjilanit. Sipas saj, Musai kishte pasur probleme me një femër që ishte në lidhje me të.

“Po e kam ditur se ai ka probleme me një femër që kjo është në lidhje me një mashkull tjetër por edhe ky e ka dashnore të njëjtën. E kanë pas problemin e disa parave sepse ishte marrë vesh paraprakisht për ta marrë të njëjtën me para, mirëpo kjo nuk i kishte dalë Musait”.

“Me Musain kemi biseduar vitin e kaluar në muajin shtator, nëntor, pas nëntorit kemi shkruar dhe kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe unë e kam ditur se ai do të vinte në Kosovë më datën 5 janar 2024. Ditën e premte kam marrë një telefon në numrin tim nga një numër privat një zë mashkulli i cili më tha se Musai ka një problem me policinë dhe nuk mund të vijë në Gjilan, unë i kam thënë në rregull dhe nuk kam biseduar më gjatë. Më datën 7 janar 2024 ka ardhur një person i cili i ka rënë ziles së banesës time dhe ai më ka lënë një letër dhe unë e pyeta atë se kush je ti, ai më tha nuk ka rëndësi kush jam unë por e ke një selam nga Musahi dhe merre këtë letër, unë jam kthyer në banesë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here