Shtyrja e vendimit për Berishën/ Gjokutaj: Shkelje e rëndë! Prokurorët si në bar-kafe

Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit Sali Berisha, ka folur pas shtyrjes së vendimit për ankimimin e masës së sigurisë.

Për mediat, Gjokutaj tha se vendimi është në shkelje të rëndë dhe është përgjegjësi e gjykatëses.

Gjokutaj shtoi se mungesa e gjyqtarëve i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe.

“Prokurorët mbajtën një qëndrim, folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Dje thanë nuk paraqitet. Qëndrim variabël. Vendimi shkelje e rëndë çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen. Do presim vendimin nesër në orën 09:00. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe.

Mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi, ne, brenda afatit ligjor e ankimuam këtë vendim. Së pari, ai vendim është marrë pa u shqyrtuar, kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykatë ishte në dijeni”, deklaroi Gjokutaj.

Share it :