Vasili: Nuk do ta pranojmë kurrë një komision farsë të Reformës Zgjedhore

0
100

Nga Petrit Vasili.

Në tetor 2022 u refuzua në Komisionin e Reformës Zgjedhore, kërkesa e Partisë së Lirië për të adresuar masakrën zgjedhore!

Si anëtar i Komisionit të Reformës, që në 12 tetor 2022 i jam drejtuar me kerkesë zyrtarë, me nr. prot.3356, për të analizuar dhe reflektuar përpara çdo gjëje për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021.

Kërkesa u refuzua me egërsi mafioze nga maxhoranca rilindase në komision. Kjo provonte qartë se grabitësit rilindas të zgjedhjeve nuk kanë asnjë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot situata është akoma edhe më e rëndë, sepse masakra zgjedhore është thelluar me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Çdo reformë e vërtetë zgjedhore fillon nga eliminimi me çdo kusht i shkaqeve, që shkatërruan zgjedhjet dhe ku fajtori i vetëm i çertifikuar është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Marrja peng e komisionit të Reformës Zgjedhore nga qeveria dhe bishtat opozitarë ka vetëm një qëllim, asgjesimin e votës së lirë dhe të pluralizmit në Shqipëri. Bllokimi i qëllimshëm për plot dy vjet i komisionit nga rilindja dhe bishtat e saj në opozitë është një atentat i qartë ndaj zgjedhjeve të lira dhe garës së barabartë zgjedhore.

Opozita nuk do të pranojë kurrë një komision farsë, që shërben si alibi për rrëmbimin e shitblerjen e zgjedhjeve të radhës.

Kërkesa jone e tetorit 2022 dhe refuzimi i saj ishin preludi i lojës mafioze, që ka ndodhur këto dy vjet me komisionin e Reformës Zgjedhore, ndaj po jua risjell në vëmendje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here