(FOTO) Kushtoi 4 milionë euro nga taksat e qytetarëve, drejt përfundimit “Kopshti i Edenit” në oborrin e Ramës

Në korrikun e nxehtë të vitit 2022 një lajm bëri xhiron e mediave në Shqipëri se kryeministri Edi Rama po i dhuronte vetes një park brenda kryeministrisë. Fatura? 3.7 milionë euro. I quajtur “Parku Eden”, bëhej fjalë për një projekt të studios austriake “Precht” që në bazë të tij kishte një kompleks druri dhe pemësh.

Për shkak se ky projekt nxiti reagime të shumta në publik se si paratë e buxhetit shpërdorohen për idetë e kryeministrit dhe relaksin e tij u gjet një mënyrë për të kamufluar investimin.

Ai iu kalua Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u bë zbatues i projektit duke ia kaluar ndërtimin një kompanie të njohur private të përfshirë shpesh në punë publike.

Pavarësisht kritikave për kostot dhe kryerjen e ndërtimit në një godinë “monument kulture”, qeveria bëri veshin e shurdhër dhe po i shkon deri në fund projektit. Në një foto të publikuar nga aktivisti Ervin Goci në faqen e tij në Facebook duket se projekti është tashmë në një fazë të avancuar.

Rama ka deklaruar se instalacioni prej druri “nuk ishte një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise pune” dhe se nuk do t’i kushtonte buxhetit.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri transformon apo krijon hapësira me funksione të reja në kryeministri. Me marrjen e detyrës ai krijoi Qendrën për Hapje dhe Dialog, (COD) në korrik 2015. Posaçërisht për kryeministrinë në atë periudhë erdhi edhe vepra “The triple Giant Mushroom“ nga Carten Holler.

Kërpudha e famshme u shkatërrua në një nga protestat e opozitës, por u rikthye sërish më vonë. Në hyrje godina ndriçohet nga vepra artistike “Marquee” nga Philippe Parreno për të cilin gjithashtu është thënë se është një tjetër “donacion artistik”.

Edhe kjo është konsideruar një ndërhyrje e paligjshme në fasadën e një monumenti kulture të kategorisë së dytë. 

FOTO/ "Fusha SHPK" nis ndërtimin i “Kopshtit të

4 milionë euro për instalacionin në Kryeministri, FSHZH i jep tenderin Fushës

Share it :