Deputetja demokrate Albana Vokshi i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një nga pankartat që opozita ka zgjedhur për të protestuar sot në Kuvend.
“Vrasës i demokracisë” ishte pankarta me të cilën Vokshi iu drejtua në fytyrë Ramës. Nga ana e këtij të fundit nuk pati një reagim.
Teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka folur për të çelur diskutimet, opozita ka vendosur zhurmuese në shenjë proteste.