Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë një ditë më parë, rekurs për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Malltezi u la në shtëpi pasi fitoi lirinë në Apel. Dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që Malltezi të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penalë për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës për të shqyrtuar rekursin.
Edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarbër Malltëzin, i cili do të merret në pyetje sot.