Përfshihen nga flakët zyrat e IKMT-së në Fier, ja detajet e para

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të enjte në zyrat e IKMT në Fier.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.

Në vendgjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit, dhe zjarrfikësja që po punon për neutralizimin e flakëve.

Share it :