Deputetët e opozitës bllokuan sërish punimet e Kuvendit.
Seanca zgjati vetëm 11 minuta.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vetëm sa kaloi për miratim me shpejtësi ligjet në rendin e ditës.
Deputetët socialistë ngritën kartonat mes zhurmës në sallë.
Kurse opozita bllokoi foltoren me disa pankarta.
I pranishëm në sallë ishte kryeministri Edi Rama.









