“Rama ka vënë përfund parlamentin, sikurse gjithë institucionet e tjera”/ Salianji:Opozita kërkon 3 kërkesa që ja garanton Kushtetuta jo PS

Deputeti i PD Ervin Salianji, në përfundim të protestës së opozitës në Kuvend tha se Rama tashmë e ka vënë përfund edhe parlamentin, sikurse të gjitha institucionet e tjera. Gjithashtu ai theksoi se deputetët e opozitës kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë, që nuk është as parti siç u shpreh, të ketë katër përfaqësues në atë komision, tha ai, duke iu referuar grupimit të Bashës, që po përdoret tashmë nga Kryeministri.

Deklarata e plotë:

“Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit, votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria.
Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së.
Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.
Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit.”

Share it :