Shpërthen bombola e gazit në një banesën në Shijak

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Popullore” në Shijak. Fatmirësish nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.

Share it :