Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, ka folur për mediat në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO mbi masën “Arrest shtëpie”.
“U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit.
Qëllimi është që ai të izolohet.
Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Beteja vazhdon.”, shprehet Gjokutaj.