Afera e sterilizimit/ Beqaj nga SPAK: Të martën do më kthejnë hard diskun me të dhënat e laptopit

Teksa çdo të premte besmitarët myslimanë i drejtohen xhamive për t’iu falur Zotit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i drejtohet SPAK-ut për “t’iu falur” prokurorëve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka respektuar vendimi e detyrimit të paraqitjes për dosjen e sterilizimit ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Pas daljes nga godina e SPAK, Beqaj në një prononcim për mediat deklaroi se oficeri i BKH-së i ka konfirmuar që të martën e ardhshme do t’i kthejnë hard diskun e kompjuterit që i kanë sekuestruar gjatë kontrolleve në banesën e tij për shkak të hetimit për tenderin por edhe për abuzime të dyshuara në menaxhimin e fondeve të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës nga BE ku ka dalë edhe emri i Ermal Kurtulajt.

“Dihet çdo të premte unë jam këtu në zbatim të masës detyrim paraqitje. Hetuesi më komunikoi që hardiskun me të dhënat e laptopit do të vij t’i marr të martën”, tha shkurtimisht Beqaj.

Kujtojmë se çdo të premte, Ilir Beqaj duhet të paraqitet në orën 15:30 para oficerit të BKH-së. Ai po hetohet nga SPAK edhe për korrupsion, por ende nuk ka një akuzë të ngritur ndaj tij.

Share it :