Një aksident ka ndodhur këtë të premte, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz.
Mësohet se shtetasi E.M., 23 vjeç duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit