Është proceduar në gjendje të lirë 22-vjeçarja e cila u përfshi dje në aksidentin në vendin e quajtur Pulaj-Plazh, ku humbi jetën një fëmijë 4 vjeç.
Ndaj saj është vendosur procedim për veprën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe”, njofton policia.
Në aksident u përfshinë dy mjete dhe për pasojë përplasja i mori jetën 4-vjeçarit, ndërsa u plagosën dhe të tjerë.