Autogoli i Altin Dumanit me Charles McGonigal!

Nga Romir Saraçi/

Amerika na tregoi se edhe njerëzit e saj gabojnë. E jo njerëzit e zakonshëm, por edhe zyrtarët e saj më të lartë, si ish- drejtuesi i FBI Charles McGonigal.Por Amerika mbetet Amerikë, pikërisht per aftësinë e saj të vetkorrigjimit, e të reagimit të institucioneve të saj të shenjta. E kur edhe zyrtaret më të lartë të institucioneve të SHBA gabojnë, kur paraja hyn në mes, vetëm një mendje naive mund ta mendojë se e njëjta gjë nuk ndodh edhe në Shqipëri, pikërisht në institucionet si ato ku drejtonte Charles McGonigal.Ndërsa sot në Shqipëri opinionet janë ndarë në pro dhe kunder aktivitetit të SPAK.

Ishte vetë kreu i SPAK, Altin Dumani që ushqeu edhe më shumë kritikët, me qëndrimin e tij mbi hetimet për skandalin Rama-McGonigal. Kryeprokurori, duke u përpjekur që ti përgjigjej kritikëve, se pse nuk po hetonte skandalin Rama-Mcgonigal, deklaroi se ka të paktën që në janar 2022, që po e heton, por nuk kishte detyrimin që të sqarojë median dhe gazetarët kritikë. Por me këtë tentativë sqarimi, Dumani faktoi se fondet e taksapaguesve amerikanë dhe buxheti i rrogave shqiptare, janë shumë larg një drejtësie me standarde, e shumë vite dritë larg një drejtësie amerikane.

Brenda afatit 2 vjeçar, kur Altin Dumani thotë se ka regjistruar hetimet, drejtesia amerikane, nisi, hetoi dhe dënoi përgjegjësin kryesor (sa i përket pjesës së saj), Charles McGonigal. E për të përfshirët e tjerë, mund t ëduhet edhe pak më shumë kohë, kushtëzuar edhe nga konventat ndërkombëtare, kur në mes është kryeminister i një vendi aleat.

Në 2 vite, SHBA shkoi në vendim, ndërsa në Shqipëri Altin Dumani behet pjesë e debatit publik, për të diskutuar u regjistrua apo jo procedimi, e krahasuar me standardin e drejtësisë amerikane, në 2 vite nuk ka kryer asnjë veprim, të paktën ndaj protagonistëve kryesorë siç është kryeministri Edi Rama, të cilit Dumani heziton ti përmend edhe emrin.

Pra në këte rast, nëse do flasim për drejtësi amerikane, minimalisht duhet të kërkojmë standardet e ndjekura nga institucionet atje ose në të kundërt jemi duke adoptuar në Shqipëri standardet e Charles McGonigal, sipas konsulencës së tij me prokurorët shqiptarë, të faktuar publikisht nga kryeministri Edi Rama…

Share it :