Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete në ambientin e biznesit ku punonte.
Policia bën me dije se viktima është shtetasja me iniciale R.D., e cila dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.