Një skenë e turpshme ka ndodhu para pak ditësh në futbollin shqiptar, në miqësoren mes Butrintit dhe Memaliajt.
Lojtari i sarandjotëve, Albi Selimaj është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës pas një sherri me trajnerin e tij, Neritan Novi.
Lojtari Selimaj dhe i afërmi i tij janë përplasur me trajnerin dhe drejtorin e klubit në tunelin e stadiumit “Andon Lapa”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Albi Selimaj, 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.
Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve , Neritan Novi, 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dhiogjen Muço , 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.