Këllici: Në shtëpinë e disa zyrtarëve të bashkisë Tiranë kanë shkuar agjentët e BKH-së dhe SPAK-ut

0
162

Ish-kandidati për Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se është një nivel korrupsioni i paparë më parë me familjarët e bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se ka një lajm për kontrolle të një drejtoresha që zëvendësoi Taulant Tushën dhe disa titullarë të tjerë, sipas informacioneve, kanë shkuar agjentët e BKH-së dhe SPAK.

Këlliçi: Kam depozituar një dosje kur kam qenë në fushatë në SPAK. Është një nga dosjet më flagrante të vjedhjes në këto 30 vite. Edhe emrin ia kanë vënë 5D ku janë 5 drejtorët të bashkisë. I kanë dhënë një kompania ku kanë të afërmit dhe i kanë dhënë 28 milionë euro tendera. Është një nivel korrupsioni i paparë më parë me familjarët e bashkisë së Tiranës. Kam cuar tendera dhe këto drejtoheshin nga Mariglen Qato që më ka paditur edhe për shpifje.

Sot ka qenë një lajm për kontrolle të një drejtoresha që zëvendësoi Taulant Tushën dhe disa titullarë të tjerë, sipas informacioneve, kanë shkuar agjentët e BKH-së dhe SPAK, ku kanë shkuar disa në shtëpisë e disa zyrtarëve të bashkisë së Tiranës dhe kanë sekuestruar dosje, lap topë dhe telefona për hetim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here