Maliqi: Hajdarin e Kuçovës po e pret Gjici në qeli

0
121

Lefter Maliqi shprehet i bindur se Kuçova do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Edhe pse vendimi i djeshëm i GJKKO-së nuk vë në rrezik mandatin e Kreshnik Hajdarit si kryebashkiak i Kuçovës, Maliqi kujton se ndaj tij ka një sërë kallëzimesh në SPAK.

Javën e ardhshme, ai paralajmëron një tjetër kallëzim.

“Zgjedhjet e parakohshme ne Kuçove te pashmangshme. Te denuarin Ajdari pengun e ish fatorinos Salillari as Gjykata e Apelit se mban dot me zullumet qe ka bere ne Bashkine Kucove. Ky vendim eshte lule ne krahasim me kallezimet dhe akuzat e tjera ne SPAK. Denimet priten shume me te renda. Gjici i Kukesit e pret kolegun te denuarin Ajdari ne qeli. Javes tjeter gati kallezimi i 7 ne Spak. Kushdo qe abuzon me taksat dhe votat e qytetareve do marre ndeshkimin e merituar. Bashkia Kucove e grabitur ne 14 Maj do ju kthehet qytetareve. Kucova kantier ndërtimi”, shkruan Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here