Manjani tregon ligjin absurd/ Jo vetëm gjykatësit, prokurorët dhe oficerët e BKH, por edhe familjarët e tyre I mbikqyr drejtuesi i SPAK jo se do, por se e urdhëron ligji.

Fakt, jo supozim.
*****
I lemë të gjitha të tjerat,që në fund të fundit janë supozime, lexoni ligjin nr 95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve që luftojnë Korrupsionin…”, konkretisht nenin 6 të tij.

Në atë nen, ndër të tjera shkruhet se … gjykatësit e GJKKO, Prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH, duhet të pranojnë të përgjohen dhe të verifikohen nga drejtuesi i SPAK….

E kuptoni apo jo, se sa “të pavarur” apo “mbi palët” janë gjykatësit e GJKKO në sallën e gjyqit?!

A mjafton kjo provë ligjore fare për të kuptuar se gjykatësit nuk janë as të paanshëm e as mbi palët. Prandaj në sallat e gjyqeve miratohen 100% ato që thotë prokurori!!!

Ky i fundit nuk guxon të ketë autonomi në çështjen që ka sepse e thërrasin menjëherë… Është nën përgjim dhe nën verifikim.

Jo vetëm gjykatësit, prokurorët dhe oficerët e BKH, por edhe familjarët e tyre janë nën të njëjtin rregjim mbikqyrje sipas ligjit!!!

I mbikqyr drejtuesi i SPAK jo se do, por se e urdhëron ligji.

Kush mendon ende se kemi pavarësi në këto kushte, ka problem të rëndë me shqisat, ose pastaj i rujt zoti shnetin se mendjen s’e ka në vend!

Lexoni ligjin!
Nuk ka asnjë vend për interpretime e supozime.
****
Nëse nuk çlirohet gjykata nga tutela mbikqyrëse, nga ideja që gjykatësi duhet t’i japë llogari prokurorit,dmth njërës prej palëve, nuk ka drejtësi!

Kaq.

Supozimet janë të natyrshme në këto kushte…

Share it :