Avokat Brikena Bogdo
Arrestimi i kreut te opozitës shqiptare, dënimi me burg i ish-kryeministrit kroat, në vitin 2016, një anullim i mundshëm i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, lufta në Ukrainë, lufta midis Izraelit dhe Palestinës, një luftë e paralajmëruar, në Ballkan, edhe nga NATO, një luftë bërthamore e përfolur, tashmë nga shumë analistë, çfarë kanë të përbashkët? Me luftra nëpër këmbë dhe zgjedhje në Amerikë, Europë, Rusi dhe një fantazëm e afërt për një qeveri globale botërore, viti 2024 parashikohet të jetë viti i fillimit të një cikli politik ferri, që po drejtohet drejt një Lufte të tretë Botërore. Janë të shmansghme, apo të pashmangshme këto luftra? Janë të nxitura, nëse po, kush i nxit? Kush ka interes, që në vitin 2030, të realizojë qeverisjen globale, tashmë jo një konspiracion?
Të kthehemi në retro, në Ballkan, ku aktualisht konflikti po ndizet. I pari që pati një konflikt gati të hapur me Sorosin, ishte Sali Berisha, asokohe President i Shqipërisë. Në vitin 1993, Soros, në një konferencë për shtyp, përpara shumë pak mediave të asaj kohe, deklaron që Berisha kërkon ta nxjerrë non grata. Kronika u trasmetua në TVSH, RT dhe ATSH, por Presidenca e asaj kohe reagoi shumë fort, pasi ishte trasmetuar një kronikë e pafiltruar, nga ai institucion. Faktikisht deklarata e Soros, zbardhi konfliktin e brendshëm mes tyre, paçka se Berisha tentoi ta fshihte, dhe kurrë nuk u përmend më, nëpër media. Ishte fillesa e një tensioni midis Sali Berishës dhe Sorosit, që mbase ka arritur kulmin, në këto momente, të arrestimit të tij. Por, është e sigurt që aktualisht Sali Berisha, akuzon direkt Sorosin si nxitësin kryesor të nxjerrjes së tij non grata, duke lobuar në Amerikë. Njeriu i dytë që arriti të largojë Fondacionin Soros, në Kroaci, ishte ish kryeministri kroat Sanader, i cili u dënua, më pas, për korrupsion. Për një koinçidencë, të dy konflikt me Sorosin dhe të dy përballë nje Prokurorie të Posaçme, njëri është dënuar, tjetri në arrest shtëpie. Është hakmarrje, apo kryqëzim i gjithkujt që nuk i lejon Sorosit, dominim në Ballkan? Sapo eshtë zhvilluar samiti për Ballkanin, ku në foto, së bashku me të gjithë liderët ballkanikë, ishte edhe Aleksi, djali i Sorosit. Foto e fundit e Aleks Soros me të gjithë krerët e Ballkanit është provokacion i hapur, ku pa ekuivoke shpreh, jo vetëm ndërhyrjen në këto vende, por edhe dominimin mbi ta. Prandaj nuk është më konspiracion, as Ballkani i hapur, i ideuar nga Sorosi. Aleks shquhet që luan me simbolika në foto. Diskutime të zjarrta ngjalli si foto me të cilën “kërcënonte” Tumpin me vdekje, apo foto së bashku me Ramën, me kapotën komuniste. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre fotove është, zotërim majtist i Botës. Sorosi e ka perceptuar veten, publikisht, si Messia që do të shpëtojë Botën.
Lufta ndaj të korruptuarve, nëpëmjet Prokurorisë së Posaçme edhe në Maqedoni e Mal të Zi (vende të përfolura, për dominim sorosist), a ka ndryshuar perceptimin e ballkanasve, ndaj korrupsionit? Sipas të dhënave të International Transparency, absolutisht jo. Kroacia madje ka rënë 7 vende, që nga viti 2015. Aktualisht është në vendin e 57-të. Shqipëria është në vendin e 101, në listën e vendeve të korruptuara, sipas IT, shumë herë më të lartë si perceptim. Nëse do të ishte vërtet, një luftë antikorrupsion në Shqipëri, duhej të ishte filluar hetimi ndaj kryeministrit shqiptar për aferën e inceneratorëve dhe të McGonigal, nga SPAK. Po i njëjti ka mbetur korrupsioni edhe në Mal te Zi, Maqedoni, që u operua me Prokurori të Posaçme. Me këtë logjikë deduktoj që, e njëjta do të ndodhë edhe në Shqipëri. Lufta nuk do të shtrihet, më tutje, ndaj qeverisjes aktuale në Shqipëri, ashtu si ndodhi në Kroaci dhe korrupsionit do të rritet. Është gjueti politike shtrigash, ndaj një kundërshtari të Sorosit dhe elitave politike. Sipas IT, paqja globale është përkeqësaur në 15 vitet e fundit. Korrupsioni ka qenë edhe çelësi edhe rezultati. Sipas International Transparency korrupsioni ka ndikim të drejtpërdrejt, në nivelin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sigurisë së një vendi.
Kujt i intereson rritja e korrupsionit dhe kush bën politika pikërisht, që të rrisë korrupsionin? Çfarë e lidh korrupsionin me shoqëritë dhe teoritë sekrete? Përse Soros, menjëherë pas rënies së komunizmit, futi hundët pikërisht në vendet e Lindjes dhe Ballkanit, të cilat dolën pas rënies së Murit të Berlinit, me një korrupsion të rëndë shtetëror, duke shkaktuar një varfëri ekstreme. Sorosi dhe shoqëritë sekrete, e gjetën të ngritur korrupsionin në vendet e lindjes, një nivel zero të demokracisë dhe nivel të ulët sigurie të vendeve. Përse luftoi disa krerë shtetesh ballkanike? Cilat janë këto teori? Kush i ka hartuar dhe përse nuk janë më një konspiracion?
Këto ditë u zhvillua takimi i Davosit, ku ishte i pranishëm edhe Klaus Schëab themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, të Davosit, dhe Borge Brende, Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror. Schëab ka botuar disa libra. Në vitin 2016 botoi “Revolucioni i katërt industrial”. Në vitin 2020, “Covid 2019, the great reset”. Në këtë libër e konsideron Covid 19, pikën e kthesës për të implementuar moton e tij “Ribërjen e gjithçkaje” (Dëgjuam rëndom gjatë pandemisë për vitin 0, ku gjithçka do të nisë nga fillimi. Prandaj edhe rrjetet sociale reaguan, që Covid 19 është shkaktuar nga shoqëritë sekrete). Në vitin 2022, Schëab boton librin “Mbajtës i aksioneve të kapitalizmit”, ku flet për një ekonomi globale, që punon për progresin, popullin dhe planetin. Ai është për një grup të vogël vendimmarrësish, pë të bërë ndryshime globale, për të promovuar cronyism-in, që është një formë e një favorizimi brenda grupit, që ushtrojnë praktika dhe punë ta favorizuara, në krahasim me të tjerët, kryesisht në politikë dhe mes politikanëve e organizatave që i mbështesin ata ( pra ky është koncepti i saktë i elitës politike, që drejton globin). Në raportin e vitit 2010, të Forumit, Schëab vjen me postulatin, që bota e globalizuar, manaxhohet më mirë nga institucione multinacionale. Ai është për politikë pro-korporatave multinacionale. Sipas Insitutit Transnacional, Forumi Eknomik Botëror po punon për të zëvendësuar modelin e njohur demokratik, me një model, ku një grup i vetzgjedhur, merr vendime për popullin (por, që nuk janë të zgjedhur prej popullit). Ata duan të tejkalojnë format demokratike, për një grusht shteti të heshtur global, për të kapur qeverisjen e Botës.
Great reset, është kritikuar pasi promovon çrregullimin ekonomik, një rol më të madh të politikës (nënkuptohet demagogjia. Ata i druhen fort teknologjisë si konkurenti kryesor. Bota ka ecur nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë, jo nëpërmjet zhvillimit të ideologjisë). Schëab ka publikuar edhe “Bota 2030”, ku ka hartuar edhe planin për shpopullimin. Këto politika, të projektuara në disa libra të Schëab shkaktojnë problematika serioze, rrisin korrupsionin, minimizojnë demokracinë dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut, ngrenë qeveri buratinësh, që më pas ta skllavërojnë atë vend. Kjo është arsyeja, pse bëjnë një luftë fiktive ndaj korrupsionit, por në fakt punojnë për të rritur korrupsionin në të gjithë Botën. Ata kërkojnë një botë unike, me një regji qëndrore, apo qeveri qëndrore, madje sa më shpejt në vitin 2030, por e hartuar si plan, që në vitin 1970.
Prandaj nisma e Schëab ka ngjallur shumë teori konspitrative, kryesisht në rrjete sociale, mes tyre më e përhapura është që Covid 19, u krijua nga një grup i fshehtë, për të marrë në kontroll ekonominë globale, pasi kufizimet dhe izolimet çuan në dobësim ekonomik. Sipas po këtyre rrjeteve është përpjekur nga elita botëroreë deri në pikën, që të eleminojë pronën private dhe duke përdorur Covid 19, për skllavërimin e njerëzimit me vaksinën. “Covid 19”, gjithmonë e më tepër po konsiderohet një sulm ndaj njerëzimit, ku plani ishte që të shfarosej 15% e popullsisë botërore.
Këto teori janë shtuar, pasi disa liderë si Biden, Trudeau, Jacinda Ardern e Zelandës së Re, përfshinë idenë e një reset, post Covid, në terminologjinë e tyre, ndryshe “Liberal Ëorld Order”, që teoritë konspirative e lidhin me “Neë Ëorld Order”. Këta janë elita politike. Ndërsa elitat reale janë vlera të një kombi (të mbështetur në breza me fuqi intelektuale dhe ekonomike), elitat politike kërkojnë dominim, për skllavërimin e kombeve.
Është ekonomia që po e drejton këtë cikël, që po artikulohet në një luftë midis socializmit dhe kapitalizmit. Socialistët duan të shkatërojnë kapitalizmin dhe ta riprojektojnë shoqërinë mbi një bazë krize klimatike që nuk ekziston. Rikrijim, rivendosje, riprogramim apo siç kërkon ta quajë themluesi i Forumit Ekonomik Botëror të Davos, Schëab “reset”, përcakton vitin 2030, si vitin e centralizimit total të politikës, vitin që duan të shkatërrojnë totalisht energjinë e hidrokarbureve, të fusin valutën digjitale (në të kundërt një nga premtimet e Trump është mos lejimi i futjes së valutës dixhitale, në Bankën Qëndrore, që do të shkaktonte, sipas tij, varfërim dhe skllavërimin e qytetarëve), të finalizojnë “qyteti në 15 minuta”, ku të kontrollojnë lëvizjen e qytetarëve (e provuar në kurrizin e shqiptarëve, kontrolli i lëvizjes), të monitorojnë konsumimin e ushqimit (e eksperimentuar nga komunistët shqiptarë me tollonat). Pra një projekt, i provuar në vendet e Lindjes, pas Luftës së Dytë Botërore, por në formën më të egër, në Shqipëri. E gjitha kjo për të arritur në një qeverisje globale, unike. Kjo axhendë globaliste, e ideuar dhe e konceptauar nga themeluesi i Ëorld Economic Forum, është një sulm ndaj njerëzimit, në shumë fronte, ndaj ushqimit, shëndetit, energjisë, valutës, medias, kulturës, tregut të lirë.
Si po e përhapin teorinë e tyre, që të arrijnë ta implementojnë, në vitin 2030? Themeluesit dhe hartuesit e Forumit të Davosit nxisin Neë Cons, në Amerikë, që funksiononsi parti e tretë, që nuk ka lidhje as me partinë demokrate, as atë republikane dhe punojnë në mënyrë të fshehtë. Neo Cons, po drejton aktualisht, politikën e jashtme perëndimore. Janë neo konservatorë amerikanë (neo cons), që kanë depërtuar, si në partinë republikane, si në atë demokrate dhe që pas ardhjes në pushtet të Joe Biden kanë arritur të depërtojnë, sipas disa analistëve, në Shtëpinë e Bardhë, Europë dhe NATO, e që synojnë që nga rënia e Bashkinit Sovjetik, të kapin, apo zotërojnë edhe Rusinë, vendi më i pasur me lëndë të parë. Ishin ata që urdhëruan luftën civile në Uktainë, në vitin 2004, së bashku me Sorosin, (Soros, në CNN, deklaroi që ka qenë nxitës i revolucionit portokalli në vitin 2004). Ishin Neo Cons, por të nxitur nga Ëorld ekonomik Forum, në Davos, që filluan axhendën e ndryshimit klimatik, për të vënë në lëvizje shkatërrimin e ekonomisë globale dhe për ta “ringritur më mirë”, që është sllogani i tyre. Neo Cons nuk ndan asgjë me Amrikën reale dhe historike, por do të përmbushë vetëm fiksimet ideologjike. Zelenski, në një sërë takimesh, të këtyre ditëve, në Davos, doli me moton: “Arritja e sigurisë në një botë të coptuar”. Jo më kot sjell këtë moto, sespe ai e di shumë mirë, që themeluesit e atij forumi, janë për një botë unike, të globalizuar. Meqenëse kanë mbetur vetëm 6 vjet, që të realizohet axhenda e një qeverie globale, më 2030, duhet të hapin fronte lufte, që të përshpejtojnë realizimin e kësaj axhende. Për këtë arsye, po bashkëpunojnë fort me Neo Cons, të cilët po nxisin luftë, në shumë fronte. Lufta e nxehtë midis Izraelit dhe Palestinës ka shkaktuar mbi 25 mijë të vrarë. Kryeministri i Izraelit, Netanyahu deklaron, se Soros po nxit dhe ndihmon Hammasin. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 500 mijë të vrarë. Aleks Soros, në një intervistë të tij, deklaron se ka dhënë 350 milion dollarë, ndihma. Rreziqet janë të mëdha dhe nxitësit janë të shumtë.
Përse i duhet një luftë e tretë dhe kaos, nëpër Botë? Lufta me Ukrainë është shumë kritike, pasi mund të shkaktojë luftë botërore. Fatkeqësisht, kjo luftë nuk ka lidhje, as me demokracinë, as me korrupsionin, as me lirinë, por thjeshtësisht me qëllimin, për të dobësuar Putin, derisa të ndërhyjë NATO dhe Amerika, që ta zotërojnë.
U mblodh Davosi, këto ditë për, paqen në Ukrainë, por në realitet nuk e duan atë, por luftën. Nëse realisht do e donin do të mjaftoheshin me marrëveshjen e Minskut, në shkurt të vitit 2015, që solli edhe uljen e armëve, edhe tërheqjen e armatimeve të rënda, e rifitimin e kufijve nga Kievi. Por, menjëherë ish-kacelarja gjermane, Angela Merkel bëri, një deklaratë në “Die Zeit”, që kjo marrëveshje është një strategji për të mashtruar Putinin, dhe për të fituar kohë, që të përgatitej Ukraina për konfliktin me Rusinë.
Në Ukrainë, ka një lëvizje në rritje, kundër Zelenskit, që e konsiderojnë një buratin të Perëndimit dhe nuk i intereson sa ukrainas vdesin. Në dy vjet, Amerika dhe Europa kanë hedhur 360 miliardë euro, ndërkohë që po dëgjohen zëra, se Zelenski, po blen prona të kushtueshmë, nëpër botë. Rusia është një target i kahershëm i Sorosit. Nëpërmjet Ukrainës, i bie indirekt Rusisë, armikut të shpallur Putin. Po aq i intereson Sorosit edhe Ukraina, pasi është një nga vendet më të pasura në botë, pasi prodhon një të tretën e gjithë drithrave të Botës, të miellit. të vajit. Janë shtatë centrale bërthamore vetëm në Ukrainë, 20 laboratorë studimesh për ilaçe, vaksina, por edhe vendi i takimeve të fshehta.
Një pjesë e politikës, në Amerikë dhe në Europë, nuk po e mbështesin më Zelenskin, pasi po e kuptojnë, që po mbështesin, në thelb një luftë, që jo vetëm po mbledh miliarda, por edhe që është e mundur të shuhet, siç u shua, në vitin 2015. Një pjesë e politikës po e kupton, që është një kurth i axhendës, që nëpër konferencave, si ajo e Davosit flet për paqen, por në fshehtësi e nxisin luftën, që të përmbushin sa më ashpëejt synimet, duke futur botën në kaos. Një nga deklaratat e forta elektorale të Trump është që luftën në Ukrainë e shuan brenda 24 orëve. Neo Cons nuk duan të lejojnë, që të vijë në pushtet Trump, pasi ai do të shuajë të gjitha konfliktet që janë hapur, do shuajë të gjitha luftrat dhe axhenën globaliste, siç ka pretuar, të paktën. Ky është motivi pse, ashtu si në vitin 2020, në Amerikë, nuk do të ketë zgjedhje të ndershme. Për këtë arsye, do të lejohet, të futen miliona të huaj të paligjshëm, do t’u jepet shtetësia dhe e drejta e votës, për të mundur republikanët, dhe më pas të marrin kontrollin e qeverisë.
Që të mos rrezikojnë, që Trump të fitojë zgjedhjet, kanë një plan ndën mëngë, t’i anullojnë zgjedhjet, duke shpallur emergjencën dhe të përfshijnë trupat amerikane në luftë. Pra duan, të vendosin rendin e ri botëror, nëpërmjet luftës.
Pse duhen luftrat botërore? Luftrat botërore rigrupojnë fituesit. Nëse pas luftës së parë humbi Austro-Hungaria dhe fitoi Anglia e Franca, në të dytën, humbi Gjermania, por me dy fitues Anglo-Amerikanët dhe Rusinë. Kjo, detyrimisht, do silltë ndarjen në dy kampe, e majtë e djathtë, por me një Amerikë të djathtë. Neocons, Davos, Soros, nxisin Luftën e Tretë Botërore, sepse kërkojnë dominimin e Amerikës, por tashmë një Amerikë e majtë, për ta përhapur, më pas, ideologjinë majtiste në të gjithë botën. Duhen vetëm 6 vite, që të arrihet 2030-a, vit i projektuar që të përmbushet axhenda, pra shumë pak kohë. Disa pika i kanë arritur t’i realizojnë, në disa vende, si valuta dixhitale. Në Shqipëri, i kanë përmbushur shumë pika të axhendës, kontrollin e tregut, të medias, të kulturës. Kanë shumë për të arritur, prandaj i duhen luftrat dhe kaos,i që të përshpejtojnë realizimin e axhendës.
Shoqërirë sekrete po depërtojnë në të dy kampet, e majtë dhe e djathtë, në mënyrë që edhe kur të ketë rotacion, njerëzit e tyre të jenë prezent, për t;i hequr domethënien dhe vlerën reale rotacionit. Ky tip politikani ka mbirë, edhe në Shqipëri (majtistë sorosistë, që deklarohen konservatorë, nëpër televizione). Vetë Rama tentoi antikomunistin për të kapur të djathtën, në fillim vitet ‘90, por kur iu mbyll ajo derë, kaloi tek PS. Rama, kur morri më pas pushtetin, deklarohej përtej së majtës dhe të djethtës, por sot është shndëruar një nga implementuesit më të zellshëm, të axhendave majtiste globaliste. Edhe në Shqipëri, Sorosi, brumos në zyrat e tij të rinj politikanë, pa bindje reale, por që shiten, sa në parti të majta, sa në të djathta, ashtu siç po veprojnë Neo Cons, në Amerikë. Opozitën shqiptare, po tentojnë ta krijojnë ata, me njerëz të tyre, që nuk kanë asnjë lidhje me opozitën reale, apo përfaqsojnë një pjesë minore të opozitës, që të kenë nën kontroll të dy krahët politikë. Kreun e shtetit e duan të tyrin, që të realizojnë axhendën për qeverisjen globale.
Zelenski, pikërisht në Davos, kërcënoi Europën që do të vazhdojë kriza e emigrantëve. Çfarë lidhje kishte Zelenski me krizën e emigrantëve? Ai e di, që pikërsiht Schëab, me “Bota 2030” flet për shpopullimin, dhe ripopullimin me emigrantë. Davos është nxitësi më i madh i luftërave, i krizës së emigrantëve, (së bashku me Soros. që e ka deklaruar se ka shkaktuar krizën e emigrantëve sirianë) për të arritur qëllimin; kaos dhe dominim, nëpërmejt saj. Unë kam shkruar edhe për marrëveshjen Meloni-Rama, e cila në realitet (paçka se është e djathtë), po përmbush axhendën për krizë nëpërmjet emigrantëve.
Përveç faktit që këto shoqëri sekrete, duan dominimin e parasë, burimeve natyrore dhe lëndët e para, janë edhe maltusianë, me teorinë që nuk ka për të gjithë. Ndërsa Marksi kishte parashikuar, që proletariati do të vdiste për bukë. Të dyja janë teori tashmë të dështuara, sepse nuk arritën të parashikojnë që njerëzimi do të zhvillohej, më së shumti, nga ana teknologjike, që do të zbehte ndryshimet klasore dhe do të rriste ekonomikisht klasën punëtore.
Si përfundim, kjo axhendë, patjetër do shkaktojë reagime sic po ndodh në Gjermani me të djathtën ekstreme, kundër emigrantëve. Rreziku është që Neo Cons, Soros, Davos kanë futur njerëzit e tyre edhe tek e djathta, që të realizojnë axhendën. Një figurë e dyshimtë është Meloni, e cila me marrëveshjen me Ramën, po realizon axhendën e krizës, nëpërmjet emigrantëve. Zelensky kërcënon hapur me krizën e emigrantëve, në Davos, ndërsa Meloni indirekt bën një veprim, që është kërcënim direkt për ta përhapur krizën emigratore, në Europë.
Globalizmi është i njëjtë me internacionalizmin proletar të Marksit. Duan të realizojnë teorinë e tij, që thotë se, revolucioni proletar duhet të realizohet në të gjitha vendet e botës, njëkohësisht. Sikur, në një vend të mos realizohet, këputet njëra hallkë, për të prishur më pas, të gjithë zinxhirin”. Pra komunizëm botëror, me një qeveri botërore.
Aristoteli shkruan “Njeriu, është kafshë politike”. Kjo aksiomë, nga antikiteti, tregon se megjithëse kanë kaluar shekuj, dhe jemi aktualisht ndën një zhvillim frenetik, teknologjik, njeriu, në instinktin dhe afinitetin ndaj pushtetit, mbetet kafshë.