“Shteti na ka braktisur”, blegtorët dalin sërish në protestë: Jemi drejt falimentimit

Situata e vështirë që po kalojnë blegtorët e vendit dhe kryesisht ata të jugut të Shqipërisë ka bërë që të ata të ngrihen në protestë dhe të bllokojnë totalisht rrugën e Kardhiqit.

Blegtorët kanë bërë thirrje që në rast se nuk merren masat e nevojshme protesta do të përshkallëzohen derisa sa të protestojmë në Tiranë përpara kryeministrisë.

“Këta duan të na zhdukin është e qëllimshme kjo situatë me bujqësinë. në rast se nuk merren hapat ne do të shkojmë në Tiranë dhe kryeministri ashtu si e bën bota.

Misri që kemi mbjellë është me 20 lekë, përse të vjeri misri i serbit këtu dhe misri jonë të mbetet pa shitur.”

Një blektor tjetër ka vënë theksin dhe alarmin se janë në pragun  falimentimit dhe të rinjtë që janë baza kryesore e kësaj pune do të ikin në emigrim.

“Nëse nuk zbatohen pikat kryesore që ne kërkojmë do të kalojmë në faliment dhe të gjithë të rinjtë që janë baza e kësaj pune do të marrin rrugën e emigracionit dhe do të kapitulloj gjithçka.

Duhet të merren në konsideratë pikat kryesore që të mos falimentojmë.”

 

Share it :