Skandali i anijeve TEC, dorëhiqen Verdho i KESH e Sevrani i OSHE, SPAK i vë në hetim

0
225

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Eleketroenergjetike Shqiptare, Ergys Verdho, është larguar nga posti i tij, duke dhënë dorëheqjen për motive që ende nuk janë zbardhur.

Ergys Verdho u emërua si drejtor i KESH në qershor të vitit 2021. Gjatë kohës që ishte në krye të Korporatës, vendi u përball me situatën e jashtëzakonshme energjetike si pasojë e krizës që imponoi lufta në Ukrainë.

Por nuk është ky largimi i vetëm nga sektori i energjisë. Pas drejtorit të KESH, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe kreu i FSHU-së, Elton Sevrani.

Vetëm pak ditë më parë në media u publikua lajmi se SPAK ka shkuar në zyrat e OSHEE për një hetim që ka lidhje me fshirjen e debive të bizneseve dhe qytetarëve për fatura të papaguara energjie kundrejt ryshfetit.

SPAK ka sekuestruar telefonin e zotit Sevrani si një nga personat nën hetim për këtë çështje.

Elton Sevrani ka një karrierë të gjatë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke mbajtur poste të rëndësishme në krye të departamenteve kyçe pranë kësaj kompanie.

Me ndarjen e OSHEE në disa kompani ai u emërua në krye të Furnizuesit të Shërbimit Universal.

Burime bëjnë me dije së dorëheqjet janë të imponuara dhe jo për arsye personale siç e kanë servirë drejtuesit e lartë të Energjisë.

Mësohet se Verdho ka dhënë dorëheqje për shkak të aferës korruptive të anijeve TEC në Vlorë.

Me ç’duket, ministrja Balluku do t’ia faturojë dikujt aferën korruptive milionëshe dhe personi të cilit do t’i ‘pritet’ koka duket së është zgjedhur Verdho.

Ndërsa edhe dorëheqja tjetër e Elton Sevranit lidhet gjithashtu me afera korruptive të shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike, pasi para se të ndaheshin KESH dhe OSHEE, ka mbajtur detyra të larta drejtuese.

Burimet bëjnë me dije se ndaj tij ka regjistrime, jo vetëm për skandalin e fundit të fshirjes së debive të abonentëve, por edhe në lidhje më blerjen dhe shitjen e energjisë nw tregun ndërkombëtar.

Pra, rastet janë të ndara nga njëri – tjetri, por dorëheqjet janë servirus qëllimisht së bashku për të sfumuar skandalin e anijeve në Vlorë./SyriTV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here