SPAK kontrolle në banesat e tre drejtuesve të Bashkisë së Tiranë, mes tyre dhe zyrtarja investimeve e Veliajt

Dalin në dritë të tjera detaje nga kontrollet e SPAK në Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se mbrëmë janë kontrolluar tre banesa drejtorësh të kësaj bashkie. Ndërkohë që sot janë kontrolluar zyrat e tyre.
Burimet e SYRI TV thonë se mes banesave të kontrolluara është edhe ajo e Ilda Qazimllari.

Ajo shërben si drejtoreshë e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Qazimllari kishte kaluar drejtoreshë e komanduar pas arrestimit të Taulant Tushes për aferën e inceneratorëve.

Share it :