Vasili: Sistemi shëndetësor falas ishte mashtrim nga Rama, po ke para merr shërbim

0
141

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në ‘Syri Televizon’  u shpreh se sistemi shëndetësor në Shqipëri ka ardhur duke u shkatërruar në 10 vite.

Ai u shpreh se në vitin 2017 Edi Rama së bashku me ministrin e shëndetësisë të asaj kohe, premtuan për shqiptarët shëndetësi falas, ku kjo jo vetëm nuk u arrit por solli pasoja tek shqiptarët.

Pjesë nga deklarata: ‘Shëndetësia për Edi Ramën është një tokë për të grabitur sikurse e ka treguar historia e tmerrshme me koncesionet. Por po të qëndrojmë në një analiza të thjeshtë e të shpejtë lidhur me Ramën, se çfarë ai flet për shëndetësinë.

Së pari, të gjithë ne presim që Edi Rama të na thotë përse gënjeu ku përfundoi dhe pasojat shkatërrimtare të premtimit për shëndetësinë falas.

Ju e keni dëgjuar këtë premtim, e kanë dëgjuar më këmbëngulje Ramën dhe ministrin që kishte të cilët premtuar se brenda vitit 2017 kjo gjë do të ndodhte, por nuk ndodhi.

Sistemi shëndetësor u shthur dhe pasojat qenë një dhe vetëm një, përse nuk u arrit shëndetësia falas, ajo u vodh u grabit dhe u drejtua nga njerëz që kishin detyrë ta grabisnin e jo ta drejtonin.

Autonimia spitalore është një reformë e filluar nga mazhoranca e viti 2009-2013 dhe autonomia filloi që atherë kur spitalet mernin paratë e duhura dhe i adminsitronin vetë.

Kjo u shoqërua edhe me ligjin përkatës që sot e kësaj ditë është në zbatim, ku kjo mazhorancë as nuk guxonte ta zhbënte dhe as ta shfyqizonte, pasi premtimi i saj për shëndetësi falas ishte një mashtrim’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here