Apartamentet që janë ndërtuar në vitin 92, do të shiten më lirë. “Ky apartament ka 15 vite në tregun shqiptar dhe në bazë ligjit të ri që është vendosur për çdo vit, këtij do ti ulet 1% e vlerës së çmimit të referencës, për shkak të amortizimit, që mund të ketë, ndryshe nga pallatet e reja që ndodhen ne treg. Shitësi tatohet më pak në pjesën e shitjes si dhe blerësi do të gjejë një apartament me çmim më të lirë, një klient nuk përballon dot pallatet e reja do vijë do blejnë tek një ekzistues”, -tha Kirti Bitrosh, agjent imobiliar.
Shkak për ketë ndryshim janë bërë ndërtimet e reja, të cilat ofrojnë me tepër kushte dhe cilësi. Në varësi të vjetërsisë së ndërtesës parashikon ulje 50% të çmimit të referencës për apartamentet e privatizuara në ‘92. “Në kryeqytet kemi shumë pallate ekzistuese, por nuk janë të gjitha në shitje. Lë te themi 7000-8000 hyrje vetëm për kryeqytetin”, -shtoi ai.