Banorët e Fushë-Krujës në protestë, kërkojnë dalje në autostradë

Bizneset dhe qytetaret e rrethit Krujë po zhvillojnë një protestë këtë të diel.

Qytetarët kanë bllokuar sot aksin Fush Kruje – Thumanë të cilin vijojnë ta mbajnë të mbyllur prej afro 2 orësh.

Ata kërkojnë që rrethi i Krujës i cili anashkalohet nga autostrada e re Thumanë-Kashar të kenë akses në këtë aks pasi sipas tyre, është e patolerueshme që të anashkalohet ky rreth i një rendësie të veçantë.

Janë rreth 1000 binzese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks të cilët shprehen se rrezikojnë falimentin me hyrjen në funksion të autostradës së re

 

 

Share it :